Telegrafi

Rishikimi buxhetor ul për 100 milionë euro të hyrat e planifikuara

Qeveria Mustafa gjatë rishikimit buxhetor planifikon t’i korrigjojë projeksionet e të hyrave që janë vendosur në buxhetin e vitit 2015 nga ish-Qeveria Thaçi.

Burime të ndryshme të gazetës kanë bërë të ditur se për afro 100 milionë euro mund të bien të hyrat e planifikuara për vitin 2015 në rishikimin buxhetor që po bëhet nga Ministria e Financave. Në këtë rishikim do të ketë shkurtime të të hyrave të planifikuara, por edhe shkurtim të projekteve që pritet të jetësohen brenda vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, thotë se ende nuk kanë pranuar projeksionin e ri për të hyrat që pritet të ndryshohet me rishikimin buxhetor.

Ka thënë se në takimet me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar është folur për një ulje të projeksionit në rreth 360 milionë euro. /Telegrafi/