Me 6 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Komisionit për Financa dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe i njëjti është proceduar në Kuvend.
Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, janë dhënë vërejtje për këtë projektligj nga deputetët e opozitës, ku sipas tyre nuk është adekuat për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.
Derisa ministrja e Financave Hykmete Bajrami, duke arsyetuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e viti 2020, ka thënë se pandemia ka goditur të hyrat buxhetore dhe për këtë është i domosdoshëm rishikimi.
“Situata është emergjente dhe nuk mund të bëjmë asnjë pagesë. Duhet t’i dalim në ndihmë sektorit privat. Duhet të trajtojmë me urgjencë. Shumë shpejt do të sjellim ligjin horizontal që masat të jenë të mundshme. Asnjë ligj nuk ka paraparë pandeminë dhe nuk pres që as në ligjin për financa të kemi një të tillë. 232 milionë euro në të hyra kemi, kjo është paraparë. Kufiri është rritë në Kuvend dhe është vendim i deputetëve pas kërkesës së qeverisë. 385 milionë euro nëse është i panevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike na tregoni se çka të përjashtojmë. 80 milionë euro për rimbursim të organizatave buxhetore dhe 100 milionë të Ministria e Mirëqenies Sociale dhe të Ministria e Ekonomisë”, tha Bajrami.
Ajo theksoi se buxheti i rishikuar mundëson zbatimin e programit të Qeverisë, derisa shtoi se pritjet për rritje ekonomike për vitin 2020 do të jenë minus 3 për qind.
Bajrami shfaqi shqetësimin e saj me koston e lartë buxhetore të skemave sociale, deri sa tha se kostoja e kësaj skeme ka mbërri në vlerën e kategorisë së pagave. 20 mijë kryefamiljarë presin t’i marrin nga 130 euro nga masa e 15 e Pakos Emergjente, prandaj situata është emergjente, sepse kategorisë sociale ju ka shtuar kjo listë nga pandemia.
Kryetari Komisionit, Hekuran Murati përveç kritikave që pati për rregullin fiskal, theksoi se kjo qeveri është e pa disiplinuar për tentativën siç tha ai të prekjes së mjeteve të Trustit.
“Kemi një fryrje të shifrës dhe mjete nga organizatat buxhetore që të duken se nuk janë prekur investimet kapitale”.“Pako e Rimëkëmbjes ekonomike është me pak se 200 milionë euro. Çka do të jetë strukturë dhe si do të jenë shpenzimet. Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza një herësh edhe anëtar i këtij Komisioni ka thënë se është për t’u vlerësuar puna e atyre (qeverisë) për rishikim të buxhetit, por këto masa janë të vonuara dhe buxheti origjinal kur është votuar në kohën e pandemisë nuk ka adresuar këtë situatë”, tha Murati.
Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza theksoi se edhe ky rishikim nuk është adekuatë për situatën në të cilën gjendet vendi.
“Këto masa janë të vonuara, ende Qeveria nuk e ka dhënë një mendim për këto çështje. Urojmë që rritja ekonomike të ketë sa më pak rëni, por nëse flasim për rritje shkon në përputhje me rritjen. Ky rishikim nuk është adekuate. Nëse shikojmë programin i cili thotë se duhet të ketë burim zhvillimor. Është gabim të ulen investimet publike. Në aspektin teknik ka të dhëna të mjaftueshme. Zvogëlimi deri 3 për qind dhe i të hyrave minus 12 për qind nuk shkojnë njëra me tjetrën”, theksoi Hamza.
Anëtarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila nga VV ka kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve siç tha ajo për infrastrukturë ose për asfalt për t’u përballë me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga COVID-19.
“Si e shihni zgjidhjen e tejkalimit te situatës. Me rritjen e investimeve a janë mjetet e siguruar. Pse ka rritje të klauzolës fiskale. Si e parashihni kthimin në normalitet me pakon e rimëkëmbjes. Kryeministri Hoti ka paralajmëruar 1.2 milionë euro për sektorin privat, ku ka menduar ti marrë ato mjete. Kur është miratuar buxheti nuk ka pasur buxhet fare. Kalimi i buxhetit dhe i rishikimit nuk janë procese të njëjta. Nëse nuk keni ide përpara, po kërkoni vota për miratim”, tha Kusari-Lila.
Anëtari i Komisionit, Shkëlzen Hajdini nga LDK-ja ka kërkuar që procedimi i këtij buxheti të ndodhë sa më parë, për arsye të mungesës së mjeteve në këtë kohë pandemie.
“Ne jemi të vetëdijshme që ka për të dëshiruar, por duhet të procedojmë sa më shpejte. MF-ja po ballafaqohet me probleme të theksuara të cilat kanë devijuara nga pandemia”, tha ai.
Deputeti nga AAK, Gazmend Abrashi potencoi se pakoja emergjente prej 170 milionë euro që i adresohet kryesisht sektorit privat ka dilema nga sektori privat se në çfarë niveli është alokuar.
“Shpresoj se nuk do të kemi trend të rënies. Pako emergjente e cila është aprovuar dhe i adresohet sektorit privat. Në çfarë niveli ka mbërri ato mjete, disa mjete janë ekzekutua. Ka pasur premtime edhe për qiratë. Në këtë rishikim a përfshihet deficiti për Pakon Emergjente”, ka pyetur Abrashi. /Telegrafi/