Industria e modës është shumë e çuditshme, gjithnjë është në kërkim të veshjeve të reja, ndërsa kohë pas kohe i kthen prapa edhe veshjet që ishin dikur në trend.
Çfarë nuk do të presim të rikthehet në modë, janë veshjet e një reklame të viteve të 70-ta, nga shtëpia e modës Target, transmeton Telegrafi.
Kombinimi i pantallonave të shkurtra me kravata, i ka hutuar të gjithë, duke mos dhënë ndonjë koment pozitiv për dukjen.
Madje, protagonistët nuk janë tipa sportiv, por thuhet se janë biznesmen, ndërsa veshja e tyre në plan të parë ka komoditetin dhe ajrosjen.
“Veshje serioze, më ajrosje dhe rehati për ditët e nxehta të verës. Këto sigurohen vetëm nga Target Austria 1975” thuhet në reklamë, ku befasojnë edhe çmimet e ulëta.
Këmishët me pullat e kapërthyer deri lartë, pantallonat e shkurtra me rripa lëkure, çorapet e gjata me këpucë elegante, nuk janë dukja që dikush do e dëshironte sot. Aq më pak, një kravatë e gjerë dhe me shume ngjyra.
“Më duket se veshjet e mia të shkollë fillore, ishin pikërisht nga kjo fabrikë” ka shkruar një prej komentuesve të reklamës. /Telegrafi/