Telegrafi

Riquelme: Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve me Messin në skuadër, nuk do ta fitojnë kurrë

Riquelme dhe Messi (Foto: Marca)

Juan Roman Riquelme, një nga futbollistët më të mirë të Argjentinës, ku kishte bërë karrierë me klube si Boca Juniors, Barcelona dhe Villarreal, beson se Paris Saint-Germain ka një shans të madh për të fituar Ligën e Kampionëve pasi tani kanë Lionel Messin në radhët e tyre.

PSG janë favorit për të fituar trofeun më të çmuar të Evropës, pavarësisht se nuk e kanë bërë kurrë në historinë e tyre, dhe Riquelme është i besimit se nëse ata nuk arrijnë ta fitojnë me Messin në ekipin e tyre, ata kurrë nuk do ta fitojnë këtë garë.

“Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve tani me Messin, ata kurrë nuk do ta fitojnë”.

“Messi është më i miri sepse i pëlqen të luajë me top”, ka thënë Riquelme gjatë një interviste për ESPN.

Riquelme beson se Messi do ta udhëheqë PSG -në drejt famës në Ligën e Kampionëve, por beson që argjentinasi do të kthehet te Barcelona.

“Unë mendoj se Messi do të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG dhe do të pensionohet në Barcelonë”, deklaroi Riquelme.

Messi tani 34 vjeç, nënshkroi një kontratë dyvjeçare me PSG këtë verë, kështu që ai do të jetë lojtar i lirë edhe një herë në moshën 36 vjeç në verën e vitit 2023. /Telegrafi/