Site icon Telegrafi

Ripple arrin vlerën tre dollarë

Ripple, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë sot arriti rekordin më të lartë duke arritur në vlerën prej 3.08 dollarë, sipas të dhënave të CoinMarketCap, shkruan Telegrafi.

Kjo kriptovalutë u rrit për 128 për qind në një javë, ndërsa brenda 24 orëve në 28 për qind.

Ndryshe nga Bitcoin, Ripple ka synim ndërmarrjet. Sipas shefit ekzekutiv të Ripple, Brad Garlinghouse, ky shërbim pagesash dëshiron të punojë me bankat.

Ripple, ose XRP tani ka një kapitalizim tregu prej 119 miliardë dollarësh dhe gjendet në vendin e dytë pas Bitcoin, i cili ka një vlerë tregu prej rreth 253 miliardë dollarësh.

Kriptovaluta Ripple mund të përdoret nga ndërmarrjet për të marrë likuiditet të menjëhershëm të nevojshëm në një transaksion me vlerë të lartë, pa pasur nevojë për shërbime shtesë.

XRP vepron si një urë gjatë transaksionit dhe mund të zgjidhen në vetëm 4 sekonda, më shpejt se çdo kriptovalutë tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version