Site icon Telegrafi

Riparohet rruga numër pesë në Saraj

Me mjete nga Qyteti i Shkupit, është rikonstruksionuar rruga me numër pesë në komunën e Sarajit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Shkupit Koce Trajanov dhe Bekim Murati, ministri i MJPH Bashkim Ameti, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkpit Irena Misheva dhe drejtori i NP ‘Rrugë dhe rrugica’ Sinisha Ivanovski.

“Kjo rrugë ishte shumë e dëmtuar dhe në disa vende e gërmuar pas vendosjes të kanalizimit fekal. Tani, me këtë ndërhyrje rruga numër 5 është riparuar në  gjatësi prej 600 metra dhe gjerësi prej 5 metra, në sipërfaqe të përgjithshme prej 3.000 metra katrorë. Gjatë punimeve ndërtimore  shtresa e vjetër dhe e dëmtuar e asfaltit në këtë rrugë është hequr, është vendosur shtresë e tamponit dhe shtresë e re e asfaltit, tha kryetari Trajanovski.

Exit mobile version