Telegrafi

Riparohen helikopterët e ARM-së

Përmes një aktiviteti solemn në kazermën ”Strasho Pinxhur” në Petrovec, dy helikopterë të Brigadës ajrore të ARM-së të cilët u dërguan për riparim, u vunë sot në përdorim, përcjell Telegrafi maqedoni.

Në ceremoni mori pjesë edhe ministri, Zoran Jolevski, i cili porositi se këto janë rezultatet e para të modernizimit të paralajmëruar të ARM-së. Njëkohësisht, në trajnim janë dërguar persona të cilët kanë fituar certifikata dhe që do t’i mirëmbajnë këto mjete fluturimi.

Sipas AIM-së, procesi i riparimit të helikopterëve është pjesë e procesit të modernizimit të ARM-së që ka filluar me formimin e ekipeve projektuese të integruar që në vitin 2014./Telegrafi/