Site icon Telegrafi

Riorientim të qarkullimit në Shkup, për shkak të protestave të sotme kundër referendumit

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot nga ora 19:00 deri në orën 20:00 në Shkup do të mbahet tubim i qytetarëve dhe për këtë arsye në këtë periudhë do të kryhet riorientim i qarkullimit në rrugën “11 Shtatori” gjatë udhëkryqit me rrugën “Dame Gruev” dhe udhëkryqin me bulevardin “Koço Racin” në të dy drejtimet.

Në njoftimin e sotëm MPB-ja thekson se e respekton shprehjen e lirë të mendimit, por njëkohësisht apelon tek qytetarët që të distancohen nga ndërmarrja e aktiviteteve të dhunshme që të ruhet rendi dhe qetësia.

“MPB në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore, do të pengojë çfarëdo lloj tentative për prishjen e rendit dhe qetësisë si dhe sigurisë të qytetarëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version