Telegrafi

Riorganizohet trafiku urban në Prishtinë, nga sot autobusët shkojnë edhe në Keçekollë e Prapashticë

Foto: Ridvan Slivova

Komuna e Prishtinës ka bërë riorganizim të trafikut urban duke shtuar qarkullimin e autobusëve edhe në disa fshatra.

Nga sot Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë.

Komuna thotë se orari duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë.

Kujtojmë banorët e fshatrave të largët të Prishtinës shpesh herë janë ankuar për izolim për shkak të mungesës së transportit publik./Telegrafi/