Rio Ferdinand i është përgjigjur Wayne Rooneyt pasi ai u etiketua si arrogant nga ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United dhe Anglia.
Trajneri i Derby Countyt foli për disa ish-bashkëlojtarë të tij të skuadrës te Djajtë e Kuq në një ngjarje ekskluzive në Mançester të shtunën mbrëma, dhe komentet e tij për Ferdinandin u morën dhe u shpërndanë gjerësisht.
“Rio [Ferdinand] ishte një lojtar i mirë, por arrogant”, deklaroi Rooney. “Ju paguheni shumë para në Manchester United për të futur topin në rrjetë, kështu që thjesht bëjeni”.
“Unë thashë ‘Bëje punën tënde dhe më jep topin, jepi topin Cristiano Ronaldos dhe ndalo së qëndruari aty duke u ngatërruar’”.
“Rio është një djalosh, por ndonjëherë harronte se ishte mbrojtës”, ka shtuar më tej Rooney.
Ferdinand që atëherë i është përgjigjur këtyre komenteve, në emisionin e tij në “YouTube Vibe ëith Five”, dhe ai në fakt zbuloi zhgënjimet e tij me Rooneyn.
“Unë do të mendoja ‘thjesht gjuani, mos i bëni të gjitha këto pasime të bukura dhe lëreni Scholesy [Paul Scholes] dhe ata ta bëjnë këtë’”, kujton ish-qendërmbrojtësi.
“Dëshiroj që të jeni atje lart, të jeni të vendosur”.
“Wazza [Rooney] mund të shënonte dy gola në një lojë, por të mos përfshihej në lojë dhe ai do të dilte me nervozë”.
“Për shkak se ai është një futbollist rruge, ai dëshiron të jetë i përfshirë në 90 minutat duke luajtur gjatë gjithë kohës dhe unë thosha ‘Bruv, dua vetëm gola, nuk më intereson çfarë të bësh tjetër’”, ka potencuar ai.
Ferdinand vazhdoi të deklarojë se dyshja kishin shpesh konflikte verbale në fushë.
“Nëse topi do të pasohej dhe ai nuk do ta stoponte atë, atëherë unë do të bërtisja ‘Wazza pranoje’”.
“Ai do të thoshte ‘ti bëj punën tënde’ dhe ne do të shkonim vazhdimisht në konflikt verbal. Por, ne e vlerësonim njëri-tjetrin”, ka shtuar më tej Ferdinand. /Telegrafi/
🗣 ‘I’d be screaming “WAZZA, HOLD IT UP! and he’d go “YOU DO YOUR OWN JOB!”’😂
🎙 This week on #VibeWithFive, the guys discuss the MUFC manager shortlist, Rooney’s & Rio & more! ⚽️
CC: @rioferdy5 @joelbeya @Culturecams
🤝 @SokinGlobal pic.twitter.com/2X0JQx8LVK
— FIVE (@FIVEUK) March 28, 2022