Ish-ylli i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand dëshiron që klubi anglez të zgjidhë situatën e kontratës së David De Geas.
Spanjollit i kanë mbetur vetëm edhe një vit kontratë të vlefshme me Djajtë e Kuq dhe ende nuk ka rinovuar pasi që thuhet se dëshiron të jetë lojtari më i paguar në klub.
Dhe Ferdinandi shpreson që United mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me portierin numër 1 të ekipit.
“Unë mendoj se ata duhet të marrin sa më shpejt këtë biznes të vogël. Vitet e fundit ka qenë portieri më i mirë në planet”, tha ish-futbollisti për BT Sport.
“Nëse do të përpiqeni të ndërtoni një ekip për titulli, ju duhet të gjeni fonde. Ata duhet ta zgjidhin kontratën e tij”, shtoi.
Ndryshe, De Gea deri më tani është paraqitur 269 raste përgjatë tetë vjetëve të kaluara në Manchester. /Telegrafi/