Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand ka përzgjedhur formacionin e tij të preferuar të Anglisë para Euro 2024.
Të dielën e ardhshme, ekipi i Gareth Southgate do të nis aventurën e saj në kërkim të lavdisë në Euro 2024.
Pasi humbën në finale ndaj Italisë rreth tri vite më parë, lojtarët e Anglisë do të synojnë që këtë vit ta bëjnë edhe hapin final.
Pasditen e së enjtes, Southgate njoftoi ekipin e tij zyrtar prej 26 futbollistëve, ku emra si James Maddison, Curtis Jones, Jarell Quansah, James Trafford, Jack Grealish, Harry Maguire dhe Jarrad Branthëaite, u lanë jashtë ekipit që do të udhëtojë në Gjermani.
Para fillimit të Euro 2024, ish-ylli i Unitedit dhe Anglisë, Ferdinand ka përzgjedhur formacionin e tij të preferuar startues.
Në një intervistë për GiveMeSport, 45-vjeçari e vendosi Jordan Pickfordin në portë, ndërsa në mbrojtje vendosi Kyle Walker, John Stones, Marc Guehi dhe Luke Shaw, duke potencuar se Kieran Trippier do të luante nga minuta e parë nëse Shaw nuk është mirë fizikisht.
Anglezi më pas zgjodhi Jude Bellingham dhe Declan Rice si dyshen e tij të mesfushës ndërsa Bukayo Saka, Phil Foden dhe Anthony Gordon do ta mbështesin Harry Kane në sulm.
Ferdinand më pas zbuloi se ylli i Chelseat, Cole Palmer, do të ishte opsioni i tij i parë nga banka rezervë.
“Cole Palmer do të ishte njëri nga zëvendësimet e mia të para, vetëm sepse ai nuk e kishte përvojën në këtë nivel. Trajneri ka opsione të mira aty”, ka thënë Ferdinand./Telegrafi/