Telegrafi

Rio Ferdinand për Federico Chiesan: Klubet e angleze tani po pyesin vetën pse nuk e blemë këtë super futbollist

Rio Ferdinand ka shprehur zhgënjimin e tij që Manchester United nuk arriti të sigurojë shërbimet e yllit në rritje të Juventusit, Federico Chiesa.

23-vjeçari italian është një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë pas një vere të mrekullueshme që ndihmoi Italinë të fitojë Euro 2020, dhe ai po vazhdon me formën e mirë, duke e treguar këtë edhe ndaj Chelseat.

Pavarësisht zhurmës rreth Chiesas gjatë afatit kalimtar të verës, Juve arriti të mbajë talentin e tyre të madh.

“Ai është një lojtar i madh dhe është lidhur me disa klube në Angli”.

“Unë jam i sigurt se ata po mendojnë “pse nuk e morëm atë?”.

“Ai është një futbollist fantastik. Intensiteti me të cilin ai luan, ne e pamë në Euro ai ishte kërcënimi kryesor për italianët që vazhduan të fitonin turneun”, ka thënë Rio. /Telegrafi/