Site icon Telegrafi

Rinumërohen votat e dyshimta të LDK-së, pritet fjala e prokurorisë

Të premten ka vazhduar rinumërimi i 36 vendvotimeve në të cilat janë votat e LDK-së në Komunën e Vushtrrisë. Prokuroria Themelore e Mitrovicës po e pret  KQZ-në që t’ia dorëzojë shifrat e votave në mënyrë që ta vërtetojë nëse janë të vërteta ankesat e Rrezarta Krasniqit, e cila e cila akuzoi bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim me vota.

Nga e enjtja mediat e kanë pasur të pamundur të futen brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Situatë e njëjtë ishte edhe sot, të premten.

Përpos mediave që nuk po lejohen të jenë prezente brenda QNR-së, TV Dukagjini nga burime të mirë informuara, ka kuptuar se as vëzhgues e as komisionarë të LDK-së nuk janë prezent në numërimin e votave, e urdhëruar nga e urdhëruar nga Prokuroria.

Dje janë rinumëruar 60 vendvotime ndërsa sot në proces kanë qenë 36 vendvotime.

Të gjitha janë vota të rinumëruara të Lidhjes Demokratike (LDK) nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Lexo po ashtu Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Edhe në oborr por edhe përballë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ky proces siç mëson TV Dukagjini po kryhet nga vetë hetues policorë dhe të Prokurorisë.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë thënë se po e presin një raport zyrtar nga KQZ që flet për rezultatet dhe votat, në mënyrë që të kenë një vlerësim për të parë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm, përfshirë hetime penale.

Prokuroria të mërkurën dha urdhër të rinumërohen votat e LDK-së në vendvotimet në Vushtrri pas ankesës së kandidates për deputete Rrezarta Krasniqi, e cila akuzoi bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim me vota.

Në një vendvotim në Vushtrri, sipas dëshmisë së Krasniqit në Prokurori, Xhafer Tahiri ka marrë më shumë vota sesa, Lumir Abdixhiku. Dyshime kishte edhe për një vendvotim tjetër.

Ndërkohë nga KQZ nuk ka pasur ndonjë njoftim e as konfirmim se procesi i numërimit është mbyllur gjatë ditës dhe se kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për TV Dukagjin ka treguar se kanë pranuar 3 ankesa deri më tani për numërimin e votave në QNR. Sipas njoftimeve në faqen zyrtare, të tri ankesat janë nga parti më të vogla, kryesisht nga komunitetet. 2 prej ankesave janë refuzuar si të pa baza, ndërsa e treta është cilësuar e pavlefshme për shkak se është paraqitur pas afatit të paraparë. /Dukagjini/

Exit mobile version