Rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 140 vendvotime.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së diele, 17 nëntor, janë rinumëruar 140 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 573 vendvotime apo rreth 41%”, ka thënë Elezi.
Elezi ka shtuar se për tu rinumëruar kanë mbetur edhe 834 vendvotime.
Kujtojmë se ky rinumërim vije pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). /Telegrafi/