Është bërë rinumërimi i votave për edicionin e sivjetmë të ‘Eurovision 2019’, ku me këtë rast Shqipëria ka ndërruar renditje.
Shqipëria, e cila këtë vit është përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, nga pozita e 18-të është ngritur më lartë, para Serbisë.
Ky ndryshim votash erdhi pas përjashtimit të jurisë së Bjellorusisë pasi kishte publikuar votat nga gjysmëfinalja e parë.
Këto ishin rezultatet e publikuara në finale:
Rezultati final pas rinumërimit:
Theksojmë se Holanda e ka fituar edicionin e 64-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, që këtë vit u zhvillua në Tel Aviv. /Telegrafi/