Planin e rinovimit e tregon më gjerësisht drejtori i klubit, Arton Berisha. “Fillimisht kemi nisur me betonimin, ndërsa më pas do të ndërrohet edhe bari i fushës kryesore. Do ta kemi edhe një terren tjetër dytësor, por atë me bari sintetik.
Kjo e fundit është financuar nga Komisioni Evropian, ndërsa tjetra nga Komuna e Drenasit. Gjithsesi, stadiumin nuk do ta kemi gati për stinorin pranveror por ai do t’i plotësoj kriteret për kampionatin e ardhshëm”, deklaroi ai për gazetën Arena. Të kujtojmë që ndeshjet si vendës Ferronikeli po i zhvillon në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj. /Arena/Telegrafi/