Site icon Telegrafi

Rinovohet rrjeti elektrik në Bair të Mitrovicës (Foto)

Në lagjen Bair afër “Strehimores” në Mitrovicë, KEDS-i ka bërë së fundi investime në përmirësimin e rrjetit dhe ka zëvendësuar trafon e vjetër me një trafo të re.

Konsumatorët e kësaj pjese kanë fituar stabilimentin e ri së bashku me trafon e re prej 630kVA, 12 shtylla të reja betoni, si dhe është investuar në kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe të tensionit të ulët 0.4 kV për rreth 2000 metra.

Për qytetarët kjo ka qenë mëse e mirëseardhur

“Shikojeni trafon e vjetër, ta qon mallin si me kanë e bombarduar në luftë. Ajo ka paraqit rrezik edhe për fëmijët, sepse nuk ka qenë mirë e siguruar dhe kishim frikë mos po ju ndodh ndonjë e keqe fëmijëve. Tash me trafon e re, rryma është më stabile dhe jemi më të sigurt”, thotë qytetarja Merita Istrefi, raporton Veriu.info.

Inxhinieri përgjegjës i KEDS-it Besnik Ferati thotë për Veriu.info se e mira e gjithë këtij investimi ka qenë që edhe komunës së Mitrovicës i është liruar hapësira për ndërtimin e një objekti shkollor, ashtu siç ishte e planifikuar.

“Kemi bërë dislokimin e trafos ekzistuese e cila ka qenë në gjendje të mjerueshme, duke e zëvendësuar me një trafoblind të re. Me këtë rast edhe rrjetin e tensionit të mesëm 10KV e kemi zhvendosur, duke e futur në kanal tokësor. Po ashtu kemi intervenuar edhe në disa shtylla të drurit 10KV, duke i zëvendësuar me shtylla betoni, ku si rezultat i kësaj kanë përfituar konsumatorët e tri trafove në këtë zonë”, thotë inxhinieri i KEDS-it.

Sipas tij KEDS-i ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me komunën e Mitrovicës, të cilën ai e falënderoi për korrektësi. /Veriu.info/Telegrafi/

Exit mobile version