Shtatë stacione hekurudhore anembanë Maqedonisë do të rikonstruktohen plotësisht, dhe katër të tjerë janë në fazën përfundimtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri tani me rinovim janë stacionet hekurudhore në Veles, Gradsko, Demir Kapi, Tabanoc, Prilep, Negotinë-Vardar dhe Shkup.
Janë paraparë edhe katër stacionet hekurudhore për rinovim, si në Bogomillë, Çashkë, Gjevgjeli dhe Manastir.
Rinovohet pjesa e biletarisë, hapësira e pritjes, dhomat, toaletet, kulmet dhe fasadat. Sistemi i ujit dhe instalime elektrike zëvendësohen me të reja, dhe kujdes i veçantë u kushtohet kushteve të personave me aftësi të kufizuara.
Për stacionin hekurdhor në Manastir pritet qendrimi i Komisionit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe në Gjevgjeli do të rindërtohet sa më shpejt që të përmirësohen kushtet e krizës me refugjatët.
Në projektin e renovimeve të hekurudhave të Maqedonisë, nuk është paraparë stacioni i Tetovës.
Fondet për këtë projekt janë siguruar nga fondet IPA të BE-së dhe Komisioni Evropian.
Me këtë ndryshohet imazhi i stacioneve të trenit dhe puna projekti është punuar në vitet e fundit. /Telegrafi/