Site icon Telegrafi

Renovohen nënkalimet në Kalabri dhe përballë QKUK-së, Ahmeti: Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi të nënkalimeve në kryeqytet të cilat janë renovuar.

Ahmeti ka thënë se arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për të i shfrytëzuar.

“Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për të i shfrytëzuar.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar.

Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut. /Telegrafi/

Exit mobile version