Chelsea tash e një kohë është duke menduar për stadiumin e ri dhe shpenzimet e mëdha kanë bërë që të mos pushohet nga puna Antonio Conte.
Sipas burimeve të disa medieve italiane, Conte do t’i shpëtojë shkarkimit pas humbjes ndaj Watford.
Gazetarja Irma D’Alessandro e Sportmediaset, ka folur për RMC Sport duke shpjeguar arsyen se pse Conte do të qëndrojë.
“Ne kemi bërë një analizë të gjerë dhe e kemi kuptuar se nëse varet nga Roman Abramovich, trajneri do të qëndrojë”.
“Pronari nuk dëshiron ta largojë një trajner që e ka vazhduar kontratë deri ën vitin 2019 në mes të sezonit”.
“Nuk duhet të harrohet se Chelsea është duke menduar ta ndërtojë stadiumin e ri dhe nuk duan që të gjuajnë para kot”, ka thënë gazetarja.
Gjatë ditëve të fundit është folur shumë që Luis Enrique do të jetë zëvendësues i ri. /Telegrafi/