Telegrafi

Rinovimi i kontratës së Donnarummas me Milanin has në vështirësi

Agjenti Mino Raiola dëshiron që Gianluigi Donnarumma të bëhet portieri më i paguar pas David De Gea, por negociatat janë ‘të vështira’.

Kontrata e Donnarummas prej gjashtë milionë eurosh në vit skadon në qershor dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Raiola dëshiron një marrëveshje të re dy-vjeçare me 10 milionë euro në vit për klientin e tij.

Milani nuk është i hapur për të pranuar kushtet e agjentit dhe ka vendosur në tavolinë një marrëveshje tre-vjeçare, me 7.5 milionë euro në vit.

Lexo po ashtu Milani i ofron kontratë të re Donnarummas, por me pagë të njëjtë

“Ju duhet ta lini Gigion të qetë, sepse ai po përpiqet të arrijë diçka shumë të rëndësishme për Milanin dhe për karrierën e tij”.

“Pjesa tjetër do të bëhet fshehurazi, pa ju lënë të dini asgjë, është kështu dhe do të jetë gjithmonë kështu”, ka thënë Raiola për gazetarët.

Raporti pretendon se Raiola dëshiron që Donnarumma të bëhet portieri më i paguar në botë pas David De Gea të Manchester United, por negociatat me Milanin janë të vështira.

Lexo po ashtu Costacurta: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

Përfshirja e një klauzole lirimi në kontratën e re të Donnarummas mund të jetë çelësi për arritjen e një marrëveshje, por të dy palët nuk e kanë diskutuar ende këtë mundësi.

Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic mbeten lojtarët e vetëm të Milanit që kanë një pagë përtej katër milionë eurove në vit. /Telegrafi/