Telegrafi

Rinovimi i Ivankas: Si e ka transformuar shtëpinë në Washington ‘Vajza e Parë’ (Foto)

Kanë kaluar tre muaj prej se Ivanka Trump dhe familja e saj janë vendosur në shtëpinë e re në Washington, të cilën e kanë transformuar tërësisht.

Derisa babai i saj, Donald Trump, është i dhënë pas gjërave të arit dhe ngjyrave të ndezura, duket se edhe Ivanka ka shije të njëjta, pasi ka vendosur ta dekorojë shtëpinë, e cila ka vlerën prej 5.5 milionë eurosh.

Shtëpia në Kalorama është pronë e një kompanie të një miliarderi kilian, ndërsa familja Trump e kanë marrë me qira në muajin janar, porse që atëherë e kanë transformuar enterierin e saj.

Lexo po ashtu Fqinjët kanë ankesa për Ivanka Trump (Foto)

Një nga ndryshimet më të mëdha është bërë në dhomën e ngrënies, ku ‘Vajza e Parë’ e ka larguar tavolinën, karriget dhe qilimin, të cilat ika zëvendësuar duke paguar 22.500 dollarë.

Ndryshimet janë bërë edhe në dhomën e ditës, ndërsa ndryshimet janë vërejtur nga një pozim Ivankas me burrin e saj pas një evenimenti që kishin pasur në Shtëpinë e Bardhë.

 

Një tjetër intervenim në dekor, ajo ka bërë në një dhomë elegante duke e zëvendësuar me një sofa të vogël dhe duke ia përshtatur shijes së saj. Në këtë fotografi, fustani i saj ka vlerën 5.000 euro.

Kuzhina ka mbetur thuajse e pandryshuar, pasi duket t’u ketë pëlqyer. Ndërhyrjet kanë qenë blerja e karrigeve të larta për fëmijët e saj.

Më poshtë mund t’i shikoni edhe ndryshimet tjera në shtëpinë e Ivanka Trump.

Në ndërkohë, derisa ‘Familja e Parë’ po përshtatet mirë në shtëpinë e re, fqinjët janë ankuar për sjelljet e tyre. Në lagjen ku ndodhet shtëpia e marrë me qira nga vajza e presidentit amerikan, është prishur atmosfera prej momentit të vendosjes së tyre aty. /Telegrafi/