Telegrafi

Rinovimi i Militos? Punë e kryer!

“Gjithçka është mirë me Militon. Ne do t’i përgatisim kontratat të enjten dhe më pas unë do të shkoj në Buenos Aires në mënyrë që Diego ta nënshkruajë atë. Javën e ardhshme do të kthehem në Itali për ta depozituar kontratën te zyrtarët e Serie A”, theksoi Hidalgo pa precizuar detajet tjera.

Spekulimet tjera thonë se Milito do të qëndrojë te Interi deri në vitin 2014 dhe do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/