Real Madrdi ka njoftuar se Gareth Bale ka rinovuar kontratën me Los Blancos për gjashtë vite, duke e mbajtur atë në Madrid deri në qershor të 2022.
Bale erdhi te gjiganti spanjoll nga Tottenham Hotspur në verën e vitit 2013 për një shumë rekorde 100 milionë euro dhe që nga atëherë me Realin ka fituar dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa të Evropës, një herë Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit.
Në 135 ndeshje ai ka shënuar 62 gola, ka asistuar në 42 të tjerë. 96 takime të fituara, 20 barazime dhe 19 humbje.
Guardian raporton se me kontratën e re Bale fiton 388 mijë euro në javë, apo 166 milionë euro në gjashtë vitet e ardhshme. Në rast se këto shifra janë të vërteta Bale është sportisti më i paguar, por mos të harrojmë se rinovimi i Cristiano Ronaldos nuk ka ardhur, ndërsa portugezi aktualisht në javë fiton 319 mijë euro.
Klauzola e uellsianti besohet se është rreth një miliard euro. /Telegrafi/