Site icon Telegrafi

Rinovim kontrate për Donnarumman e Calhanouglun te Milani

Raportohet se Milani është në bisedime me Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoulgun për rinovim të kontratave.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, agjenti Mino Raiola është në Milano për të biseduar me Rossonerët në marrëveshjen e re për portierin italian.

Kontrata aktuale e Donnarummas skadon në qershor të vitti 2021 dhe gazeta raporton se do të ketë një klauzolë të re me një pagë të përmirësuar.

Calhanouglu është në një situatë të njëjtë, derisa kontrata e tij po ashtu skadon në fund të këtij edicioni.

Mesfushori turk arriti të rigjej formën e tij të lartë nën urdhrat e Stefano Piolit, dhe është një hap më afër rinovimit të kontratës.

Lojtari 26-vjeçar kaloi nga Bayer Leverkuseni në vitin 2017 te Rosonerët, gjersa kontrata e tij pritet të jetë edhe për tri vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version