Rinor Hajdini është zgjedhur kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Finlandë.
Hajdini në fjalën e tij përshëndetëse tha se është privilegj i madh dhe njëherit obligim për të cilin bashk me grupin punues do të bëjë përpjekje maksimale për të nxitur suksesin e bizneseve shqiptare në Finlandë por njëkohësisht edhe të inkurajojë ura të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi të biznesit për shqiptarët në Finlandë me bizneset nga trojet shqipëtare.
Ndër të tjera, ai u shpreh se mbështetja dhe angazhimi i vazhdueshëm i bizneseve shqiptare është shtylla e përfaqësimit dhe imazhit të komunitetit shqiptar në Finlandë – është kujdesi, energjia dhe përkushtimi në punë që drejton suksesin tonë kolektiv si komunitet shqiptar në Finlandë.
Deri më tani Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finlandë është drejtuar nga Omer Nura edhe Nexhat Dumani.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finlandë u themelua me 30 Gusht 2014 si pjesë e rrjetit global të bizneseve të diasporës shqiptare dhe për objektiv parësor ka rrjetizimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit të afaristëve shqiptarë në Finlandë me afaristë nga trojet shqiptare si dhe me bizneset finlandeze.