Një kopsht zoologjik çek ka mirëpritur një rinoqeront që është pagëzuar me emrin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për nder të rezistencës së vendit ndaj forcave pushtuese ruse.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rinoqeronti lindi më 4 mars në kopshtin zoologjik Dvur Kralove.
“Emri është një tjetër shprehje e mbështetjes sonë për heronjtë ukrainas”, tha drejtori i kopshtit zoologjik, Premysl Rabas.
Kopshti zoologjik shtoi se rinoqeronti është në kujdesin më të mirë të mundshëm nga nëna. /Telegrafi/