Site icon Telegrafi

Rinisin sulmet kundër ISIS-it nga Turqia

Koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia.

Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grusht shtet në Turqi, më 15 korrik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë rihapur hapësirën ajrore për avionët ushtarakë të dielën, transmeton Evropa e Lirë. Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar SHBA-në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër Shtetit Islmaik.

Exit mobile version