Telegrafi

Rinis ndeshja Lyon-Besiktas, Babel kalon turqit në epërsi (Video)

Ka filluar ndeshje çerekfinale e Ligës së Kampionëve, Lyon-Besiktas.

Ndeshja e cila u ndërpre përkohësisht pas dhunës së tifozëve në tribuna dhe fushë ka filluar pas qetësimit të situatës.

Pas fillimit të ndeshjes ka ardhur edhe goli i parë, i cili u shënua nga skuadra mysafire, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje të frikshme të përleshjes së tifozëve të Lyonit dhe Besiktasit (Video)

Është sulmuesi holandez, Ryan Babel, i cili ka kaluar Besiktasin në epërsi 1-0.

Goli i Babelit erdhi në minutën e 15 pas një asistimi të mirë të Anderson Taliscas. /Telegrafi/

https://twitter.com/mehmet_coban87/status/852614434912645121