Telegrafi

Rinia Demokratike i proteston Shpend Ahmetit, pas shiut “peshkojnë” në sheshet e Prishtinës (Foto)

Rinia Demokratike e Prishtinës ka ironizuar me gjendjen e shesheve të Prishtinës pas shiut, duke peshkuar në mënyrë simbolike mbi to.

Lexo po ashtu Vetëm gjysmë ore shi, bllokohen rrugët dhe trotuaret në Prishtinë – kundërmojnë kanalizimet (Foto)

Në këtë mënyrë ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhimin e rrugëve të Prishtinës nga qeverisja e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan GazetaMetro.

“Prishtina nuk ka lum për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, siç edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lum, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të. Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet dhe e dimë që Shpendi nuk është Zoti për ta ndalur shiun, por do duhej të ishte i zoti për t’i menaxhuar situatat pas shiut në rrugët e Prishtinës”, ka thënë Triumf Sadikaj.

Kryetari i të rinjve të Prishtinës ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.