Site icon Telegrafi

Rinia po shkon, lumturi nuk shijova

Aman politikanë, punoni për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm, që mos të kemi më këto probleme të kushteve elementare për të rinjtë.

24 vite më shkuan. Një faqe e bardhë isha unë, por kujtimet e kaluara dhe kushtet ma nxinë.

Rininë e kalova, por lojën nuk e shijova; rininë e fillova, por proces të ngecjes shijova e kurrë proces të jetës nuk dallova.

Rinia kalon, por studimet nuk po mbarojnë. Kushtet nuk po i ofrojnë, ndërsa punë të rënda po punojmë vetëm që të ardhura për familje të krijojmë.

Studimin kurrë nuk mund ta shijojmë. Ato kushte shteti nuk po na i mundëson.

Jemi rinia më e mirë në vend, por vendin e kemi të pa perspektivë. Edhe nëse studimet i përfundojmë, prapë në punë fizike përfundojmë.

Nesër nëse duhet në një vend të sistemohesh, librezën e partisë duhet ta tregosh. Jemi rini më e mirë, por vetëm në kohën e fushatës, ndërsa katër vite të tjera nuk kemi perspektivë.

Deri kur duhet të kalojnë këta breza; edhe sa kohë duhet të kalojë ky sistem.

Rina po kalon kohën e vështirë, por politikanët po e kanë jetën më të mirë. Pritëm deri tani, por nuk shijuam rezultat. Edhe sa me prit? A do të vijë ndonjëherë kjo ditë?

Dua studime cilësore, dua kuadro me përvojë, s’dua diskriminim, dua drejtësi dhe vend me njerëz të drejtë, sepse një vend ku s’ka drejtësi, s’ka as arsim e as cilësi.

Nuk më intereson as lider as parti, por shteti i drejtë e me cilësi. Boll ke me vuajtje e padrejtësi, duam te ardhme e lumturi.

Exit mobile version