Telegrafi

​Rinia e PDK-së me aksion kundër për mënyrën e diplomimit të Agim Bahtirit

Rinia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë organizon sot një aktivitet simbolik kundër mënyrës së diplomimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Sipas një njoftimi ky aktivitet do të organizohet në oborrin e Komunës së Mitrovicës, duke filluar nga ora 11:00.

Mediat kanë shkruar ditë më parë se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, këtë vit i ka përfunduar studimet për menaxhment dhe ekonomisë në njërin nga kolegjet në Kosovë.

Mediat madje kanë thënë se kreu i Komunës së Mitrovicës, në afat rekord, për më pak se tri vite është futur në listën e studentëve të diplomuar në këtë kolegj, por askush nuk tregon ta ketë parë Bahtirin si student.