Telegrafi

Rinia e LSDM-së thumbon deputetin Gjorçev

Rinia Social-Demokrate e Maqedonisë (RSDM), ka thumbuar deputetin e OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, për mosraportimin e të hyrave të bashkëshortes së saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Renata Jojoska nga RSDM-ja, pohon se bashkëshortja e Gjorçevit ka marrë nga 1200 euro në muaj, përmes Ministrisë së punëve të jashtme, përfshirë edhe privilegjet tjera si pagesa hotelesh, para për telefon, biletë kthyese në realcionin Shkup-Bruksel dhe Shkup Strazburg.

Këto të hyra, Gjorçevi nuk i ka raportuar në Listën anketuese./Telegrafi/