Site icon Telegrafi

Rinia e LSDM-së reagon ndaj punimeve në qendrën sportive të Tetovës

Rinia e Lidhjes Social-Demokratike të Maqedonisë në Tetovë ka reaguar ndaj prerjes së drunjve me rastin e fillimit të punimeve në qendrën sportive në Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi të informojë publikun për projektin që duhet të realizohet nga koncesioneri, duke e kritikuar kështu mostrapsarencën e komunës, si edhe mosaktivizimin dhe mosinteresimin e këshillëtarëve të Komunës së Tetovës.

Lexo po ashtu EcoGuerilla kërkon përgjegjësi për prerjen e drunjve në Qendrën Sportive të Tetovës (Foto)

Gjithashtu Rinia e LSDM-së kërkon përgjigje për ndarjen e kësaj qendre pasi që projekti i ri nuk realizohet në tërë hapësirën e qendrës sportive./Telegrafi/

Exit mobile version