Site icon Telegrafi

Rinia e AAK-së protestë për lirimin e Haradinajt

Qindra të rinj të Prishtinës i janë bashkuar marshit të Rinisë së AAK-së, në protestën kundër arrestimi të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Ata në ballë mbanin një pano me mbi shkrimin:

“BAC, DUHET ME T’THANË SE HALA NUK ËSHTË KRY! PO I BURGOSIN LUFTËTARËT E LIRISË E T’KAN HARRU EDHE TY!

Marsh i protestës së rinisë së kryeqytetit, ka qenë aktiviteti i radhës, i cili ka pasuar qindra tubime proteste në mbështetje të Ramush Haradinajt, i cili tash e 20 ditë po mbahet në Francë, kjo në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Exit mobile version