Grupi i Rinisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohën kur është planifikuar të mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë së re.
Ata kanë protestuar, duke mbajtur në duar shkrime të cilat ia kujtojnë Lëvizjes Vetëvendosjepremtimet që i kanë bërë.
Kurse, gjithashtu në prapavijë dëgjohen premtimet e Albin Kurtit.
Kryetari i Rinisë Demokratikë të Kosovës, Donjet Bislimi para medieve tha se ky koalicion është i zorit, dhe se ata vetëm sa kanë filluar me aksione për të treguar të vërtetën.
“Deklaratat nuk kanë qenë të montuara por kanë qenë të thënë nga dy liderët e partive. Është koalicion totalisht i zorit. Nuk jemi kundër kërkujt, por për Kosovën. Kosova është arsyeja kryesore për çka jemi në PDK, parti që e ka liru këtë vendin. Kjo është vetëm fillimi i të vërtetave të thëna që do të thuhen tash e tutje. Është koalicion i zorit sepse ishte premtimi që do të bëhet për 72 deri 100 orë, e janë bërë më shumë se 1 mijë orë. /Telegrafi/