Rinia Demokratike e Kosovës, ‘1 Qershorin’ e kanë shënuar me aktivitete për fëmijë pranë bustit të nobelistes ‘Nënë Tereza’.
Sipas anëtares së RDK-së, Donika Gashi, kjo ditë shënohet në shenjë proteste drejtuar Komunës së Prishtinës.
Sipas saj, fëmijët nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në kryeqytet dhe se fontana pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, është gjithmonë e zbrazur.
“Duam të ngremë zërin për të drejtat e fëmijëve, humanizmin dhe dashurinë për ta. Fëmijët në kryeqytetin tonë duhet të kenë më shumë kopshte, hapësira të gjelbëruara dhe argëtuese. Kemi mbushur fontanën e zbrazur pa ujë që sa vite, për t’i argëtuar fëmijët dhe për t’i dhënë sinjal qeverisjes komunale në Prishtinë për një qasje më të arsyeshme dhe për të mirëmbajtur hapësirat dedikuar fëmijëve “, ka thënë Gashi.
Ndryshe, aktivitetet për ditën e fëmijëve ‘1 Qershori’, janë shënuar ngado në kryeqytet. /Telegrafi/