Site icon Telegrafi

Ringo Starr merr titullin ‘Kalorës’

(Foto: Getty Images)

Legjenda e “The Beatles”, Ringo Starr, ka ndjekur hapat e ish-bashkanëtarit Sir Paul McCartney duke marrë titullin e Kalorësit në Buckingham Palace.

I shoqëruar nga gruaja e tij, Barbara Bach, bateristi 77 vjeçar e ka treguar medaljen e tij pas një ceremonie të shkurtër të drejtuar nga duka i Cambridge, princi William.

(Foto: Getty Images)

Në fjalimin e tij, Starr është shprehur i entuziazmuar që më në fund e ka marrë ‘fisnikërinë e Kalorësve’ për arritjet e tij në muzikë.

“Ka rëndësi të madhe. Kjo është një njohje për gjërat që i kemi bërë. Isha vërtet i kënaqur që e pranova këtë. Do ta mbaj në mëngjes”, ka thënë rokeri.

Në këtë mënyrë, ai iu është bashkuar disa legjendave të muzikës dhe personazheve televizive dhe politike që e kanë marrë këtë titull.

(Foto: Getty Images)

Në mesin e tyre janë këngëtari i “Bee Gees”, Barry Gibb, prezantuesi Eamon Holmes, autori Jilly Cooper dhe ish-lideri Liberal Demokrat, Nick Clegg.

Starr, emri i vërtetë i të cilit është Richard Starkey, është nderuar për karrierën mbresëlënëse për më shumë se gjysmë shekulli, me ç’rast së bashku me Paul McCartney, John Lennon dhe George Harrison, e revolucionarizuan muzikën pop dhe rok. /Telegrafi/

Exit mobile version