Mauro Zarate gjithmonë është konsideruar prej futbollistëve më të talentuar në Evropë.
Megjithatë, sulmuesi pati periudhë të vështirë që prej arritjes te Interi, ku edhe u mendua se do të arrijë kulmin, por në fakt bëri të kundërtën.
Zarate pasi tregoi formë të mirë me West Hamin sezonin e kaluar, vendosi të kthehej në Serie A, te Fiorentina, për t’i sqaruar ato hesape që i kanë mbetur nga e kaluara.
Ai u shfaq sonte më i gjallë se kurrë në duelin e Fiorentinas ndaj Qarabagut të Ansi Agollit, ku shfaqi paraqitje maestrale, shkruan Telegrafi.
Nga pesë golat e realizuar, Zarate shënoi një supergol nga 25 metra distancë dhe një tjetër eurogol nga gjuajtja e lirë.
Klasi dhe teknika e këtij lojtari u shfaqën shumë në këtë duel dhe do të jenë prezente gjatë gjithë sezonit në Serie A për adhuruesit e futbollit italian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Xoqz9ukz7F4
https://www.youtube.com/watch?v=vcIoY16T5Wc