Telegrafi

“Ringjallet” Bruce Lee në Pekin

Lee hodhi farën e orës kineze duke e bërë të njohur në mbarë globin, zbuloi gjuhën që flitej mes Hong Kong-ut dhe komuniteteve të diasporës –Kalifornisë dhe Malajzisë, Singaporit dhe Australisë.

Bruce Lee vdiq në 1973 në moshën 32-vjeçare. Kohë të tjera. Një Kinë tjetër.

Revolucioni kulturor i Mao Zedong i kishte ndaluar të gjithë filmat kung-fu pasi i quante ndotje shpirtërore, gjëra reaksionare.

Tani e njëjta Kinë që deri në vitet 80 kishte injoruar totalisht ekzistencën e Bruce Lee dhe të 46 filmave të tij, do të transmetojë 50 episodet, të cilat gjithë bashkë kanë kushtuar pesë milionë euro.

“Legjenda e Bruce Lee” do të shfaqet në televizionin e 8 të Cctv nga ora 18 deri 22, para një audience maksimale për heroin.

Bruce Lee, në të vërtetë ka lindur në San Francisco, por ora e tij tashme është pronë e kinezëve, për të cilët është i papranueshëm fakti që heroi i tyre është nga Hong Kong.

Miti Lee, vazhdon të mbetet i tillë, aq sa regjisori Zhang Yimou, tani me pushime pas lodhjes nga regjia e olimpiadës, mendon të bëjë një film me të njëjtën temë.

50 episodet kanë ngjalluar debate mes të apasionuarve. Pasi, produksioni paralajmëron se “finalja është e hapur” dhe nuk mbyllet me vdekjen e protagonistit kryesor nga hemorragjia celebrale, por nga një fat më misterioz.

Por, ajo që i turbullon më shumë kinezët është një skenë ku Lee mundet nga një amerikan. “Shpifje”, ankohen super fansat… /tch/