Telegrafi

‘Ring boksi’ në një restorant në Atlanta – punëtori grushton klientin dhe e rrëzon atë në tokë

Një përleshje në restorantin Waffle House në Atlanta të SHBA-së u bë virale në mediet sociale gjatë fundjavës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja është shpërndarë në Twitter nga ATL Uncensored ka mbi 18 mijë pëlqime.

Videoja tregon dy gra që grinden me një klient tjetër, derisa ky i fundit qëndron ulur në banakun e këtij restoranti.

Pas kësaj, siç shihet në pamjet e mëposhtme, klienti tërhiqet zvarrë nga një punëtor. Konsumatori shihet duke hedhur grushtin e parë, para se punëtori t’i kundërpërgjigjet, duke e goditur disa herë.

Videoja e cila u bë virale u shpërnda disa herë nga përdoruesit në Twitter. /Telegrafi/