Këngëtarja e re, Rinea Vitija, ka publikuar këngën e saj debutuese “Sa të dua”.
Kjo baladë melankolike, e cila është punuar nga Florent Boshnjaku në muzikë dhe orkestrim, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi (MUMA), është pritur me entuziazëm nga publiku dhe kritikët.
“Sa të dua” është një bashkëpunim frymëzues midis disa prej profesionistëve më të njohur në industrinë muzikore shqiptare. Muzika dhe orkestrimet e krijuara nga Florent Boshnjaku sjellin një melodi të ndjeshme dhe të bukur, ndërsa vargjet e shkruara nga Endrit Mumajesi (MUMA) prekin zemrat e dëgjuesve me emocionin e tyre të thellë.
Videoklipi i këngës “Sa të dua” është realizuar nga produksioni i njohur XL Films. Klipi është i thjeshtë me pamje të qeta dhe relaksuese, duke krijuar një atmosferë të përshtatshme për të përqendruar dëgjuesit te emocionet dhe mesazhi i këngës. Pamjet e qeta dhe relaksuese pasqyrojnë në mënyrë perfekte tematikën melankolike të këngës.
Rinea Vitija ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që ka marrë deri tani dhe është emocionuar për publikimin e këngës së saj të parë. /Telegrafi/