Telegrafi

Rindërtimi kushton 100 miliardë euro

Gazeta shtetërore ‘China Daily’ raporton se në provincat Sichuan, Gansu dhe Shaanxi duhen të ndërtohen komplet ose të rinovohen 6 mijë shkolla. Për më shumë se 3 milionë familje duhet të ndërtohen banesa të reja.

Kryeministri Wen Jiabao parashikon që rindërtimi të përfundojë në vitin 2010. Nga tërmeti 70 mijë vetë humbën jetën, 5 milionë humbën banesat. /d-welle/