Site icon Telegrafi

Rina Bërdynaj vjen me koleksion imazhesh në fustane të zinj

Rina Bërdynaj duket se e kaluar me lehtësinë më të madhe ndarjen nga i dashuri Ramë Lahaj.

Tenori shqiptar me famë botërore dhe modelja muaj më parë kishin konfirmuar ndarjen pas një romance disamujore mes tyre.

Bukuroshja tashmë i është kthyer profesionit të modës teksa shihet duke marrë pjesë në shumë ngjarje të industrisë së modelimit.

Së fundi, ajo është bërë imazh i koleksionit më të ri të kreatores së modës, bashkëshortes së avokatit, Arianit Kocit, Merita Harxhi-Kocit.

Rina shihet tejet joshëse në një prej fustaneve të zi teksa reklamon edhe këmbët në stilin tashmë të njohur “Angelina Jolie”.

Theksojmë se në realizimin e shumë projekteve, blogerja e njohur bashkëpunon me fotografin e njohur, Shenoll Zehri.

Ndërkohë, ish i dashuri i zeshkanes, Lahaj ditë më parë ka pasur një koncert fantastik në Prishtinë me rastin e ditës së Evropës.

Ndryshe, Rinën do ta shohim edhe në disa projekte të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version