Telegrafi

Rina Bërdynaj sjell disa imazhe të bukura në rrjetet sociale

Rina Bërdynaj duket se e kaluar me lehtësinë më të madhe ndarjen nga i dashuri Ramë Lahaj.

Tenori shqiptar me famë botërore dhe modelja muaj më parë kishin konfirmuar ndarjen pas një romance disamujore mes tyre.

Bukuroshja tashmë i është kthyer profesionit të modës teksa shihet duke marrë pjesë në shumë ngjarje të industrisë së modelimit.

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka realizuar një “foto-shoting”.

Berdynaj duket mjaft bukur në imazhet e fundit e sjella teksa ka reklamuar edhe koleksionin e ri të kreatores Drenusha Xharra.

Theksojmë se në realizimin e shumë projekteve, blogerja e njohur bashkëpunon me fotografin e njohur, Shenoll Zehri.

Ndryshe, Rinën do ta shohim edhe në disa projekte të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/