Telegrafi

Rina Abdyli me shumë projekte të reja

Kënga e fundit e Rinës “Si Bass” në bashkëpunim me Flaka Krelanin dhe Mc Kreshën, pati një sukses të madh.

E tash këngëtarja po përgatitë edhe albumin e saj të parë, i cili do të lansohet në fillimin e 2013.

Përveq albumit, Rina është duke punuar edhe në këngën e saj më të re, të cilën do e sjell shumë shpejt në treg.

“Jam duke e bërë një këngë e cila do të dalë shumë shpejt me klip, njëkohësisht po punoj edhe në album, që shpresoj se do të dal pas viti të ri”, ka thënë Rina për Telegrafin.