Telegrafi

Rimëkëmbja, Haitit i duhen1.44 miliard USD

Duke ia kaluar madje dhe rastit të tsunamit të shkaktuar në vitin 2004 në rajonin Indonezisë, këtë radhë bëhet fjalë për Haitin e shkatërruar nga tërmeti fatal i gati një muaji më parë.

Sipas ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nevojiten plot 1.44 miliardë dollarë ndihma ndaj viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Haiti.
Ndërkaq, zyra e OKB-së për Çështje Humanitare tha se donatorët tashmë janë angazhuar për 673 milionë dollarë, porse këto nuk mjaftojnë aspak për të dalë nga gjendja e vështirë.