Telegrafi

Rimëkëmbja ekonomisë ndikon ne rritjen e bursave

Indekset Dow Jones dhe Standard and Poor shënuan nga një rritje me 1.37 %, në një kohë që Nasdaq u rrit me 1.71 %.

Optimizmi ekonomik ka çuar edhe në rritje të çmimeve të naftës. Ari i zi arriti në kuotën e 70.41 dollarë për fuçi.

Po kështu rimëkëmbja e ekonomisë duket se ka dhënë efekte edhe në stabilizimin e çmimeve të energjisë. Aksionet e Exxon Mobil shënuan një rritje me 1.6 %.

Australia nga ana tjetër, është bërë vendi i parë në grupin e 20 fuqive më të mëdha botërore, që ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit.

Ekspertët e Bankës Qëndrore në vend thanë se tashmë rreziku më i madh për ekonominë ka kaluar dhe se ekonomia globale po fillon të ecë me një trend zhvillimi.