Telegrafi

Rimëkëmbet sterlina pas shpresës për një BREXIT me marrëveshje

Sterlina britanike ka treguar performancën më të mirë javore që prej muajit maj, pas raportimeve se zbutja e qasjes së politikanëve ndaj BREXIT-it po rrit mundësitë e një marrëveshjeje tranzitore me Bashkimin Evropian.

Sterlina pati rritjen më të madhe ndër valutat e G10-së në sesionin e fundit tregtar të javës, ndërkohë që e përditshmja Times raportoi se Partia Unioniste Demokrate, një aleat i konservatorëve, do të pranojë marrëveshjen për të zëvendësuar masën parandaluese me Irlandën e Veriut, që synon zbutjen e kufijëve brenda ishullit. valuta që ka përfituar edhe nga rënia e dollarit amerikan, vazhdoi rritjen edhe pasi anëtarët e partisë e hodhën poshtë lajmin.

Valuta u rrit me 1 për qind në sesionin e fundit tregtar, duke prekur 1.2450 kundër dollarit, që është niveli më i lartë që prej 26 korrikut. Sterlina është rritur me thuajse 4 për qind që prej datës 3 shtator, ku preku edhe nivelin më të ulët në tre vite, kundër euros, valuta u rrit me 0.6 për qind.

Sipas analistëve të këmbimit valutor, shqetësimet në lidhje me BREXIT-in pa marrëveshje dhe recesionin ekonomik në Britani të Madhe janë reduktuar së fundmi, duke i dhënë nxitje sterlinës. Ngadalësimi i dollarit prej luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, po nxit gjithashtu sterlinën. /Telegrafi/